Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet në koordinim me aleatët e Kosovës

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shpreson se nuk do të ketë një bllokadë nga ana e serbëve në kufijtë me Kosovën.

Kjo pasi sipas Lajçakut, ndikon në lëvizjen e lirë të njerëzve.

“Pash njoftimin, shpresoj se nuk do të ketë bllokadë, sepse kjo ndalon lëvizjen e lirë të njerëzve, dhe ka impakt negativ”, tha emisari pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në takimin e tyre u fol dhe për hapjen e Urës së Ibrit, për të cilën Lajçak thotë se duhet të hapet, por me koordinim me aleatët e ngushtë të Kosovës.

“Kemi diskutuar dhe për çështjen e Urës së Mitrovicës, për hapjen e saj për transport, mendimi i Bashkimit Evropian besoj që tashmë është i ditur, por do ta përsëris, duhet të hapet, po të hapet në koordinim më partnerët e ngushtë të Kosovës”.

Lajçak para medieve foli edhe për marrëveshjen e Ohrit.

“Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme, asnjë palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje. Po punojmë me Kosovën dhe Serbinë që procesi të përshpejtohet. Ajo është pjesë e negociatave të Kosovës me BE-në dhe të Serbisë me BE-në, pra i shtohet i rëndësia”.

Lexo edhe:  Rrahman Jasharaj, Kurtit: Ty dhe Qeverinë do t’ju zë mallkimi i minatorëve