Laboranti merr rrugën e gurbetit, shoku i tij: Gjermania t’i ofrojë të gjitha, ta dha shpresën që Kosova ta shkatërroj

Edhe në vitin 2023 po vazhdon ikja e të rinjëve nga Kosova.

Përveç familjarëve dhe punëtorëve, nga Kosova po ikin edhe profesionstët shëndetësorë, shkruan Jepi zë.

Sot rrugën edhe një laborant, i cili sipas shokut të tij, as në ëndërr nuk e kishte ta merrte udhën e gurbetit.

Postimi i plotë:

Mirupafshim, Visi!

Sot, edhe ti ike per Gjermani, ne rrugen qe nuk e ke menduar asnjehere (deri para 2/3 viteve).

Gjermania ti ofroje te gjitha, te dha shpresen qe Kosova ta shkaterroj.

Ne bisedat tona te perditshme qe kemi pasur e shihja deshperimin tend qe po largohesh nga Kosova, por motivi per nje jete dinjitoze te dha forcen.

Menduam dhe diskutuam gjate, duke bere pyetje qe kurre nuk kemi gjetur pergjigje,
cka nëse ne dy me fakultete po largohemi nga Kosova, por tjeret?

Prandaj, u detyrove me marre rrugen e mergimit, qe tash eshte edhe rruga e familjes tende.

Mirupafshim, Visar! Te prifte e mbara!

Lexo edhe:  Deputeti gjerman kritikon ashpër BE-në: Kosova ka të drejtë për targat