La muzikën për fenë, Fero hap biznesin e tij

Fero, po fillon një karrierë të re.

Pasi hoqi dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë islame, ai po kërkon shtigje të reja për të gjeneruar para.

Meqë nuk mund të ketë më të ardhura nga muzika e nga TikTok-u, Fero i është futur biznesit të kriptovalutave, pasi këtë e konsideron punë “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame.

Kujtojmë që disa ditë më parë ai njoftoi gjithashtu se ka ndryshuar edhe emrin. Jo Fero, por tani e në vazhdim ai do të quhet Khattab.

Lexo edhe:  Pas fitores së Stresit, reagon ish-partnerja e tij, publikon foto