La Londrën dhe u kthye në Kamenicë për të hapur pulari, ministri Peci ka disa fjalë për fermerin kosovar

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci këtë të shtunë ka vizituar një fermer në fshatin Poliçkë të Kamenicës.

Peci ka treguar se fermeri Liridon Rudaku ka lënë Londrën dhe ishte kthyer në vendlindjen e tij pas 15 viteve ku kishte investuar duke hapur pularinë.

Ai ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.

Shkrimi i plotë i ministrit Peci:

Liridon Rudaku nga fshati Poliçkë i Komunës së Kamenicës, la Londrën pas 15 viteve dhe u kthye për të investuar në vendlindjen e të parëve të tij.

Ai ka në pronësi të tij pularinë e cila numëron më shumë se 6000 pula.

Ne e përkrahim këtë sektor përmes pagesave direkte / subvencioneve për herë të parë këtë vit dhe njëherit përmes Programit për Zhvillim Rural / Granteve.

Sektori i pularisë, është një sektor me potencial për zhvillim ekonomik, gjë që edhe kthimi i Liridonit për të investuar pikërisht këtu na e dëshmon këtë.

Tek Liridoni pashë një punëtor pasionant dhe krenar për veprimtarinë e tij, andaj i ikurajoj të gjithë të rinjtë që ta ndjekin shembullim e tij.

 

Lexo edhe:  1 mijë e 359 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë