Ky është zyrtari i Shërbimit Korrektues që ndërroi jetë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta njëri nga zyrtarët e këtij institucioni, Musa Sylaj.

ShKK i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sylaj, ku mes të tjerash thuhet se Musa Sylaj dha një kontribut të madh dhe se humbja e tij është humbje e madhe për ShKK-në.

Akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së Sylajt.

Ky është telegrami i plotë:

E nderuar familja Sylaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj.

  1. Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.

Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

 

Lexo edhe:  Tërmeti dridh Kosovën, zbulohet epiqendra