Ky është vendi ku u vra një qytetar me kallash, pastaj ju dogj edhe vetura

Para pak minutash, te rruga C në Prishtinë një person është gjetur i vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën

“Te rruga C ne kryeqytet, burimet thone se sapo ka ndodhur nje vrasje, dyshohet se nje person eshte privuar nga jeta me kallashnikov, ndersa pas aktit eshte djegur edhe vetura”, ka shkruar gazetari Venhar Isufi i cili ka publikuar edhe një foto.

Deri më tani, akoma nuk është konfirmuar, derisa Policia t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme që çojnë në ndriçimin e rastit.

Lexo edhe:  Skandal: Logopedi që abuzoi me 3-vjeçaren autike kthehet në punë në QKUK