Ky është shtetasi i Shqipërisë që u arrestua në aeroportin ‘Adem Jashari’, po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Këtu bëjnë pjesë edhe personat të cilët janë në kërkim ndërkombëtar e që arrijnë të kapen brenda territorit të Kosovës.

Të njëjtin fat e pati mbrëmë edhe një shtetas i Shqipërisë, i cili u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari është Murat Mehmeti dhe i njëjti po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Pas arrestimit, nën shoqërimin e njësisë policore, Mehmeti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën e mbajtjes, ndërsa zyrtarët policorë të stacionit të Lipjanit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Lexo edhe:  Vodhi para nga dy vetura dhe një kuletë të një gruaje, arrestohet i mituri në Fushë Kosovë