Ky është shqiptari Gazmen Hashani, që fitoi 1 milion dollarë në loto

Gazmen Hashani  49-vjeçar ka fituar një çmim prej 1 milion dollarësh në Lotto Max.

Ai ka fituar çmimin në shortin e hedhur me datën 18 tetor.

Gazmen, tha se ai shkoi në dyqan për të kontrolluar biletat e tij duke përdorur kontrolluesin e biletave kur e morri vesh se kishte fituar.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep.”, tha Gazmen për CTV News.

Gazmen si baba i tre fëmijëve tha se mezi priti që gruaja e tij të vinte në shtëpi për t’i treguar asaj lajmin e madh.

“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, tha ai.

Ai planifikon të paguajë një paradhënie për një shtëpi për familjen e tij.

“Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë – një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, përfundoi ai.

Bileta fituese u ble në Ins Market në Kingsway Drive në Kitchener

Lexo edhe:  “2500 euro veç për një dasmë”, ja në çka diaspora harxhon më shumë para kur vjen në Kosovë