Ky është shoferi që goditi këmbësorin në Fushë Kosovë, i shkaktoi lëndime të rënda

Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në Fushë Kosovë, ku shoferi i një veture ka goditur një këmbësor.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë, është Behram Krasniqi, 28-vjeçar

Krasniqi dyshohet se për shkak të pakujdesisë teksa ishte në timon ka goditur me veturën e tij këmbësorin 17-vjeçar.

Ai sipas burimeve të Gazetës Sinjali ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.

28-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje pë 48 orë.

Lexo edhe:  KFOR-i: Jemi vigjilent dhe të aftë për të siguruar mjedis të sigurt në Kosovë