Ky është roja Mixhen Sadiku që vdiq sot në KEK, u shkel nga kamioni në vendin e punës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ku ka humbur jetën tragjikisht punëtori Mixhen Sadiku, shkruan “Jepi zë”.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor nga Sindikata e Re e KEK-ut, e cila ka konfirmuar se Sadiku, punëtor në Departamentin e Sigurisë Fizike, ka ndërruar jetë si pasojë e një incidenti të ndodhur në Termocentrali Kosova B.
Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet se është goditur nga një kamion gjatë kryerjes së detyrës në vendin e punës.
“Sot, kolegu ynë Mixhen Sadiku, punëtor në Departamentin e Sigurisë Fizike në KEK, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një incidenti të ndodhur në Termocentrali Kosova B”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Sindikata e Re e KEK-ut ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, si dhe për kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

