Ky është punëtori shëndetësorë që u gjend pa shenja jete në Suharekë
Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50 në Suharekë, ku një person ka humbur jetën.
Raportohet se bëhet fjalë për 42-vjeçarin, Shqiptar Mala nga fshati Mushtisht i cili ishte punëtor i QKMF-së.
Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij.
“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë .
Policia me të arritur kanë marr informatën se behej fjal për Sh. M. ( 1983) , mashkull, I cili banon ne rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I v@rur në banesën e tij në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.