Ky është pronari i lokalit “Friends” në Mitrovicë i cili u arrestua pasi plagosi me armë vëllain e gruas së tij
Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në një kafiteri në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, ku një person është plagosur aksidentalisht nga vetë pronari i lokalit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në kafiterinë “Friends”, kur 29-vjeçari ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë R.H, vëllain e gruas së tij.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Gani Haziri.
Viktima ka pësuar lëndim në gishtin e këmbës së majtë, ndërsa pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar armën dhe një fishek, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është incuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”
Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke vazhduar.