Ky është Premtim Gashi i “Capave” që u vra mbrëmë, në shkurt ishte plagosur
Premtim Gashi është viktima e një përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë.
I riu nuk mbijetoi plagët e marra nga konflikti mes “Capave” dhe Sekiraqëve.
Gashi ishte pjesë e grupit të njohur si “Capat” dhe kishte ndikim të madh tek ta.
I njëjti ishte plagosur në shkurt të këtij viti nga Shkumbin Sekiraqa. Konflikti mes dy familjeve është i kahmotshëm dhe sot ka sjellur edhe një viktimë.
Ndryshe, Premtimi ishte liruar ditë më parë nga burgu.