Ky është polici nga Prizreni që u godit me veturë dhe u sulmua nga një qytetar – Sinjali sjellë detajet
Zyrtarët policorë jo rrallëherë ballafaqohen me kanosje serioze e sulme fizike, duke ua vështirësuar punën e kërcënuar jetën. Të tilla incidente raportohen qoftë kur janë në unifomrë apo edhe jashtë detyrës zyrtare, siç ndodhi herën e fundit në Prizren.
Një person i arrestua pasi dyshohet se goditi me automjet një polic dhe të njëjtin më pas e sulmoi.
Sinjali raportoi sot ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Sahit Suka, i cili përfundoi në ndalim policor.
Burimet e njëjta kanë bërë me dije se zyrtari i cili është viktimë e këtij rasti është Shaban Hajdari, polic në NjRSh në Prizren, emri i të cilit ka dalë në publik edhe më herët.
Zyrtari policor Hajdari edhe vitin e kaluar ka qenë i përfshirë në një rast, ku e denoncoi një qytetar për kanosje. Njohja që kishte me të dyshuarin ishte bërë ‘sebep’ i rastit.
Ndryshe, Hajdari ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “Kanosje”, rast ky që kishte ndodhur brenda një familje, ku dyshohet se kishte qenë i përfshirë dhe kishte kryer këtë vepër.