Ky është polici i arrestuar që voziti i dehur dhe u përfshi në aksident

Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se ka vozitur veturën në gjendje të dehur dhe më pas është përfshirë në një aksident.

Gazeta Sinjali mëson se i arrestuar është Serbolub Dakiq.

IPK-ja njofton se zyrtari policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, është përfshirë në një aksident me automjetin e tij privat dje në fshatin Novosellë të Pejës.

Si pjesë e procedurës administrative hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga puna, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’.

Lexo edhe:  Gruaja në Emshir fluturon dyshekun dhe gjësende tjera nga ballkoni i banesës