Ky është polici i arrestuar në Prizren, u përfshi në përleshjen e djemve me dhëndrin

Përfshirja në një konflikt për t’iu dalë në ndihmë djemve i kushtoi me suspendim një zyrtari policor kufitar në Prizren.

Polici i përfshirë në këtë rast u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici që po dyshohet për veprën penale kanosje është Isa Skenderi.

Të njëjtat burime thonë se polici dyshohet për kanosje pas një konflikti që djemtë e tij u përfshinë me dhëndrin dhe rasti eskaloi në përleshje.

Ndaj tij, është urdhëruar masa e suspendimit, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar hetimi.

Lidhur me rastin, brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Lexo edhe:  Zhduket një 43-vjeçar nga Gjilani, familja s’di gjë për fatin e tij