Ky është personi që u vra në Malishevë
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Avni Basha nga fshati Vraniq i Suharekës.
Viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri nga shoku i tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj pohoi për Indeksonline se rasti ka ndodhur rreth orës 07:15 në Banjë të Malishevës teksa vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.
“Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri.
Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore” ka deklaruar Elezaj për Indeksonline.