Ky është personi që u qëllua me kallashnikov në Shkodër, i dyshuari në arrati

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Shkodër, ku mbeti i plagosur një person në lagjenb “Xhabiej”.

Siç raportohet, Selami Brahimi është personi që u qëllua me armë zjarri.

Gjatë të shtënave me kallashnikov ai ndodhej brenda në automjet, teksa autori më pas është arratisur dhe ende nuk dihet nëse është atentat apo konflikt i çastit.

Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyeten dëshmitarët, raporton Top Channel, transmeton Sinjali.

Lexo edhe:  Bledi Mane për Luizin: Ai është frikacak, nuk ka pasur kurrë një femër si Kiara më parë