E mrekullueshme: Jetimi 7-vjeçar bëhet me shtëpi për Festën e Bajramit

Familja e ish-veteranit të UÇK-së, Zijan Bytyqit kanë jetuar në kushte të mjerueshme për një kohë të gjatë. Kushte të cilat kanë ndikuar edhe në shëndetin e tyre.

Zijani, ndërroi jetë si pasojë e Covid-19 në shtator të vitit 2021, në moshën 54 vjeçare i cili la pas vete vetëm një djalë, Argjendin.

Afaristi nga Prizreni, Arafat Abazaj ka ndërtuar një shtëpi banimi për gruan dhe djalin e ish-veteranit, të cilëve u dorëzuan çelësat sot, për nderë të Festës së Bajramit.

Përpos Abazajt, shumë persona të tjerë kontribuan në ndërtimin e kompletimin e kësaj shtëpie, e cila u bë përhajër me shumë emocione.

Ibade Bytyqi, gruaja e të ndjerit, për Nacionale rrëfeu për kushtet në të cilat kanë jetuar.

“Prej atëhershit djalin më shumë e kam me inhalim se mirë.” – deklaroi ajo.

Me lot në sy, ajo tha se nëse bashkëshorti i saj do të ishte gjallë, do të ishte gjithçka ndryshe.

“Paska qenë e shkrume, mos me qenë bashkë… Djali, mam me shku te vorri i babit, me u qu lule e me i tregu për shtëpinë”.

Edhe vëllau i ish-veteranit, Shaban Bytyqi mes emocionesh falenderoi donatorin e të gjithë që kanë kontribuar, në ndërtimin e shtëpisë.

 

 

Lexo edhe:  Qytetarët dëgjojnë një zhurmë të madhe në Prishtinë, reagime të mëdha në rrjete sociale