Ky është personi që u prangos pasi ia vuri flakën një shtëpie në Prishtinë, ishte arrestuar edhe në korrik

Për motive akoma të panjohura, një person po dyshohet se ia ka vënë flakën një shtëpie në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.

I dyshuari u arrestua nga Policia dhe tashmë ndodhet në mbajtje, ndërsa ky nuk është rasti i vetëm kur i njëjti është përfshirë në incidente, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Elvir Sekiraqën, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të enjten në mbrëmje, ai dyshohet për zjarrvenie te një shtëpi e pabanuar, ku fatmirësisht kanë intervenuar zjarrfikësit dhe kanë arritur ta fikin zjarrin.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe i dyshuari, i cili është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Ndryshe, Sekiraqa ishte arrestuar edhe në fund të muajit korrik, pasi dyshohej se tentoi t’i sulmojë me sëpatë disa persona, në afërsi të një lokali në Prishtinë.

Lexo edhe:  Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person