Ky është personi që u plagos sot në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Një person është plagosur nga të shtëna me armë zjarri, ku siç mëson Jepi zë, ai është në gjendje të rëndë.

Jepi zë ka mësuar se I plagosuri është Florim Zeqiri nga Vinarci, i cili banon afër vendit ku ndodhi rasti.

Rastin e plagosjes e ka konfirmuar edhe zëdhnësi i Policisë Avni Zahiti, i cili për “Jepi zë” dha detaje për rastin.

“Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për  një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është derguar për tretman mjeksor. Njësitet relevante jan duke vazhduar rrjedhën hetimore”, ka thënë ai.

Ndërkohë, i plagosuri po vazhdon të trajtohet në QKUK.

Lexo edhe:  Prezantohet projekti për master planin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”