Ky është personi që u plagos në rrugën Ferizaj – Prishtinë, është emër i njohur për Policinë

Një person ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri gjatë kohës që po drejtonte veturën e tij në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Viktima u dërgua me urgjencë në spital, si pasojë e plagëve që mori, teksa të dyshuarit ende s’janë identifikuar nga organet e rendit.

Sinjali mëson se viktima është Agim Spahiu [më parë Agim Aliu].

Spahiu i cili është emër i njohur për Policinë, pasi është recidivist i veprave penale, njihet nga të tjerët me nofkën ‘Morri i Bregut të Diellit’.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi i dyshuar për vrasjen në tentativë ndaj ‘Morrit’, ka qenë komplet i maskuar në momentin kur dyshohet të ketë kryer veprën.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast,

Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .Viktima është  dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdheruar hapjen e hetimeve intensive”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Shchneeberger pyet BE-në: Cilat janë sanksionet kundër Serbisë për shkaktimin e krizës në veri?