Ky është personi që u gjet mbrëmë pa shenja jete në Istog
Një person është gjetur i vdekur në Istog mbrëmë në shtëpinë e tij.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që është gjetur pa shenja jete është Ukë Izlamaj.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, i moshuari jetonte që një kohë i vetëm dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.
Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.