Ky është personi që u gjet i vdekur sot tek Liqeni i Badovcit
Këtë të mërkurë në Liqenin e Badocit është gjetur trupi i pajetë i Gafurr Gashit, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga e diela.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G., i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, është shprehur Ahmeti.