Ky është personi që u gjet i vdekur në Podujevë
Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur paraditen e sotme në fabrikën e turshive ‘Dardania SHPK’ në rrugën ‘Qëndresa’ në Podujevë, ku punëtori i sigurimit është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.
Sinjali mëson se viktima është Idriz Babatinca, 68-vjeçar.
Ekipi mjekësor i Emergjencës pas marrjes së informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të moshuarit.
Po ashtu atje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.