Ky është personi që i sulmoi fizikisht dy policët në Skënderaj, njërin e bëri për spital

Dje burimet nga Prokuroria për Gazetën Sinjali kanë bërë me dije se personi i dyshuar për këtë rast është H. Azemaj, i cili dyshohet për kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur pasi Policia ndaloi veturën në të cilën ndodheshin tre të dyshuar, ku gjatë kontrollit u gjet një sasi e narkotikëve. Kjo ka bërë që Policia t’i arrestojë të dyshuarit, por Azemaj rezistoi dhe e sulmoi në kokë njërin nga policët.

Si pasojë e kësaj, zyrtari policor ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, kurse 50-vjeçari që me vete mbante edhe një thikë, u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të hetohet në liri për ‘Posedim të paautorizuar të narkotikëve’, ndërsa 50-vjeçari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  "Nuk dua të eci vetëm", Kurti kërkon ndihmën e Kuvendit në dialog