Ky është personi që dyshohet se vrau të riun në Podujevë

Podujeva është tronditur sot nga një vrasje që ka ndodhur mesditë. Valmir Breznica është qëlluar për vdekje në një market në Podujevë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i Breznica është qëlluar nga një person i moshës së mitur.

Dyshohet se dorasi është rreth 15 vjeçar. Në këtë incident ka mbetur e plagosur gruaja e viktimës e cila është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur” thuhet në njoftimin e Policisë.

Pamjet janë siguruar nga gazeta Raporto24.

Lexo edhe:  Rëndohet bilanci, mbi 1000 izraelitë të vrarë në 4 ditë luftë