Kurti me fjalë superiore për AKI-në pas zbulimit të planeve të Radojciqit me shokë për sulme të reja në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, ka lavdëruar Agjencionin Kosovar të Inteligjencës (AKI), pasi prezantoi detaje të zbuluara rreth organizimit të sulmit terrorist në Banjskë dhe përgatitje të tjera që po bëjnë serbët në krye me Milan Radojciqin brenda territorit të Serbisë, shkruan Jepi Zë.

Kurti, bashkë me ministrin Xhelal Sveçla, kanë nxjerrë sot shumë plane të terroristëve serbë, duke zbuluar se ku dhe si po organizohen ata për sulme ndaj Kosovës. Për këto zbulime, Kurti i dha meritat AKI-së, duke thënë se po bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

“Kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, në kuptimin e dyfishtë të fjalës. Edhe për shkak se është e paparë, sepse ësgtë cështje sekrete e inteligjencës, por edhe për shkak se këso rezultate janë të papara në historikun e kësaj agjencie, për cfarë unë i falenderoj shumë pjesëtarët e AKI-së dhe drejtorin e saj”, tha Kurti në konferencës e thirrur për media.

Kryeministri tha se organizatori i sulmit të Banjskës, Radojciqi, po vazhdon planet e tij në hapësirat e një kompanie në Rashkë, ndërsa po shfrytëzohet edhe një kompanie tjetër në Novi Pazar, e cila, sic thotë Kurti, është pronë e Radojciqit dhe vellezërve Zvonko e Zharko Veselinoviqit.

“Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij”, tha Kurti.

 Ndër të tjera, Kurti dhe Sveçla sot publikuan identitetet e shumë prej pjesëmarrëvëseve në sulmin e Banjskës.

 

Lexo edhe:  Gruaja shtatzënë humb foshnjën, denoncon Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor