Ky është mërgimtari që e rrahu baxhanakun e tij – bie në prangat e Policisë
Konfliktet në familjet kosovare shumë herë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Për një përleshje të tillë Gazeta Sinjali raportoi edhe gjatë të mërkurës ku sipas burimeve të Sinjalit dy baxhanakët e njërës nga familjet e fshatit Hoçë të Qytetit të Prizrenit, pas një mosmarrëveshje mes vete, u përleshën fizikisht.
I dyshuari Egzon Xhahaj e goditi baxhanakun e tij me një mjet të fortë në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave viktima përfundoi në spital.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet e veta, i dyshuari ka rënë në duart e Policisë gjatë ditës së djeshme. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.