Ky është kosovari i kërkuar në gjithë Evropën për vrasje me pagesë

Një operacion i Policisë së Kosovës ka çuar në arrestimin e Liridon Fetahut në Veternik të Prishtinës, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje me pagesë në Danimarkë.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ndërsa Policia konfirmoi se arrestimi u krye nga njësia “FAST Kosova” në bashkëpunim me njësitë tjera relevante.

Fetahu ishte në listën “EU Most Wanted” dhe kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar “Red Notice”.

Lexo edhe:  “Dikur e kam dashur me mish e me shpirt”: Zhgënjehet thellë aktivisti i dikurshëm i VV-së, mbështet Bedri Hamzën