Ky është i riu që dyshohet se dhunoi vajzën e mitur që u raportua e zhdukur në Klinë

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Mitrovicë, ku një person është arrestuar pasi dyshohet për dhunimin e një vajze që ishte raportuar e zhdukur në Klinë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Reshat Behluli, 21-vjeçar, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se mitura është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ankuesi deklaron se vajzën e ka kёrkuar nё disa lokacione por nuk e ka gjetur, i njëjti ka deklaruar se kishte informacion se vajza e tij ndodhet ne qytetin e Mitrovicës. Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor Klinё, me datё 29.03.2023, rreth orёs 20:00, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njёjti ёshtё arrestuar. Viktima ёshtё nё gjendje tё mirё shëndetësore dhe e njëjta pas intervistimit ёshtё dёrguar nё shtёpi tё sigurtё”, thuhet në njoftim.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Kapen pesë migrantë ilegalë në një kamion të mallrave në Prishtinë