Ky është i moshuari që u gjet pa shenja jete në Lipjan, jetonte i vetëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Leletiq të Lipjanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Sinjali mëson se viktima është Brahim Rexhepi, 73-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i ndjeri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ku jetonte i vetëm.

Sipas dëshmitarëve, pasi nuk kanë arritur që të kontaktojnë të moshuarin, kanë hapur me forcë derën e shtëpisë, ku edhe  e kanë gjetur trupin e të ndjerit.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

 

Lexo edhe:  Vdes një i burgosur, u dërgua në QKUK por nuk mbijetoi