Ky është i dyshuari që ia vodhi çantën me 45 mijë euro punëtores së kazinos në Karaçevë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, dhe jo vetëm.

Por, një rast jo fort i zakonshëm i vjedhjes i ka ndodh një vajze në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

22 vjeçarja ka raportuar se një person ia ka vjedhur 45 mijë euro para të gatshme.

Gazeta Sinjali mëson se vajza e re punon në një kazino në afërsi të Karaçevës, dhe paratë që asaj i janë vjedhur i ka fituar në kazino.

22 vjeçarja i janë vjedhur po ashtu edhe stoli në vlerë të mijëra eurove.

Gazeta Sinjali mëson se personi që dyshohet se i ka vjedhur parartë dhe stolitë, është Naim Maloku, një 49 vjeçar me të cilin shoqërohej viktima.

Rasti i vjedhjes ndaj saj ka ndodh derisa ata po qëndronte në një restorant në Gjilan.

Pas aktit, Maloku është arrestuar në shtëpinë e tij, të cilit gjatë kontrollit policor i gjanë gjetur edhe armë e fishekë.

49 vjeçari veprën dyshohet se e ka kryer bashkë me një person tjetër i cili ndodhet në arrati.

Lexo edhe:  Kryeministri i Holandës dhe i Luksemburgut kërkojnë uljen e tensioneve në veri