Ky është i dyshuari që e sulmoi 47-vjeçarin në Fushë Kosovë, përfundon në ndalim policor

Pas një jave prej kur ndodhi rasti i rrahjes në rrugën “Dardania’ në Fushë Kosovë, ku mbeti i lënduar një 47-vjeçar, Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit. I njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dje se bëhet djalë për Meriton Sopin, 30-vjeçar, i cili po dyshohet për incidentin e 13 dhjetorit, ku e sulmoi viktimën për motive akoma të panjohura.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin për të cilin dyshohet, me ç’rast ka dhënë versionin e tij për atë që ka ndodhur.

Sopi po dyshohet se e ka sulmuar 47-vjeçarin te banesa e tij dhe sipas viktimës dyshohet se porositur nga një person tjetër për ta sulmuar.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që hetimet të nisin në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe të zbardhen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe:  Mashtrohet banka TEB: Një person përfiton kundërligjshëm, mori 10 mijë euro kredi me dokumente fals