Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plagosurit po ruhen në QKUK

Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Dy persona mbetën të plagosur, ndërsa të dyshuarit tashmë janë identifikuar. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet akoma në arrati, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari kryesor është Nexhmi Neziri, rreth 29-vjeçar, tashmë i arrestuar – ndërsa dy personat që kanë mbetur të plagosur janë Gzim Zeka dhe Kujtim Zeka po ashtu të arrestuar edhe se po ruhen nga Policia në QKUK.

Gjithashtu, Sinjali ka mësuar se Fatos Dragushaështë i dyshuari për dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se motivi i rastit dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur më herët.

Lajmin për incidentin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar një veturë.

Lexo edhe:  Musliu për Kurtin: I ka hipur kalit mbrapsht