Ky është i burgosuri që vdiq sot në Spitalin e Pejës

I burgosuri Rifat Musa, (65-vjeç) nga Gjilani, ka vdekur sot në mëngjes në Spitalin Rajonal të Pejës.

Për vdekjen e tij ka njoftuar më herët edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.

Rifat Musa, i lindur në vitin 1958 që nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, ku për shkaqe shëndetësore gjithë kohën është trajtuar nga mjekët e Stacionarit dhe specialistët konsultant të fushës.

“Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën. Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DSHB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosurit nuk arriti të mbijetoj sulmit”, thuhet në njoftim të ShKK-së.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

 

Lexo edhe:  4 vetura u bën "kërrsh" në Llapushnik, 3 persona dërgohen në QKUK