Ky është i burgosuri që vdiq sot në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës
Një persona ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës. Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues të Kosovës.
Gazeta Sinjali mëson se personi që ka ndërruar jetë është: Hajrullah Bela, i cili sipas SHKK ka vajtuar nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim.
Ky institucion ka zbuluar se trajtimi i viktimës kishte vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 06:18, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës ka ndërruar jetë i burgosuri H.B. Ai është pranuar në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë më 17.05.2024, dhe gjatë pranimit është konstatuar se vuante nga sëmundje kronike për të cilat ka qenë nën trajtim”.
“Trajtimi ka vazhduar edhe gjatë kohës së paraburgimit nga mjekët, specialistët konsultantë dhe institucionet e tjera, sipas indikacioneve. Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00, dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit. Në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit”.
“Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Në orën 06:18, nga të dy ekipet është konstatuar vdekja e të burgosurit. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.