Ky është i arrestuari për dhunimin e të miturës në Gjakovë
Sot u raportua për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur në Gjakovë, ku një vajzë 10-vjeçare dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga disa persona. Lidhur me rastin tashmë janë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi i arrestuar nën dyshimet për veprën penale “Dhunimi” është Yll Buçinca, 36-vjeçar.
Sinjali mëson se i njëjti është intervistuar si i dyshuar lidhur me këtë rast dhe pas dhënies së deklaratës, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Përveç tij, është arrestuar edhe nëna e vajzës, e cila dyshohet për “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”– e cila po ashtu ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Sipas informacioneve të para, gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në disa lokacione, ku të dyshuarit, vetëm njëri prej të cilëve është identifikuar kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimote që zbardhin rrethanat e këtij rasti të tmerrshëm