Ky është haxhiu nga Vushtrria, Avdi Jusufi, që vdiq në Qabe gjatë kryerjes së Haxhit
Një lajm i dhimbshëm ka ardhur sot nga vendet e shenjta islame. Haxhiu nga Vushtrria, Avdi Jusufi, ka ndërruar jetë në Qabe gjatë kryerjes së Haxhit, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga familja përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shprehen se ndarja nga jeta e Avdi Jusufit ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre, por edhe krenari që ai u shua në vendin më të bekuar për myslimanët.
“Babai ynë me shpirt i donte vendet e shenjta, andaj Allahu e zgjodhi që shpirtin ta dorëzonte pikërisht atje,” shkruan djali i të ndjerit në një postim prekës në Facebook.
Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 1 qershor 2025, me namazin e drekës në Qabenë e Bekuar. Ndërsa e pamja do të mbahet për tri ditë në Vushtrri – në Novosellën e Begut, duke filluar nga e hëna, 2 qershor 2025.