Ky është hajni i arrestuar për vjedhje te ‘Carpisa’ në ‘Albi’, prezantohet si polic maqedonas
Vjedhjet e grabitjet në lokale të ndryshme e qendra tregtare në vendin tonë janë bërë goxha të shpeshta, duke shkaktuar pasiguri për punëtorët e humbje për bizneset.
Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në qendrën tregtare ‘Albi Mall’, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.
Rasti i raportuar më 18 janar ka ndodhur në lokalin ‘Carpisa’, ku u krye vjedhje dhe dyshohet se janë përfshirë dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Policia ka arritur t’i identifikojë personat e dyshuar dhe bëhet fjalë për Fahredin Abdurrahmani dhe Angela Nasova – të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Siç ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari Abdurrahmani, ka prezantuar një ID si zyrtar policor maqedonas dhe i njëjti e ka mohuar se ka gisht në këtë rast të vjedhjes.
Megjithatë, Policia ka kryer kontrollet e nevojshme dhe ka mbledhur prova që dëshmojnë përfshirjen e tij në këtë rast.
Të dy janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit