Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit, makina përfundon në lumë

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.

Mësohet se një automjet i tipit “Golf” ka rënë nga ura e Mbrostarit dhe ka përfunduar në lumin Seman.

Ende nuk dihet se sa persona ndodhen brenda mjetit, i cili nuk është nxjerrë akoma nga uji.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Drenas | Nga “vrasje në tentativë” në lëndim trupor – i dyshuari dorëzon armën dhe dërgohet në ndalim 48 orë