Ky është grupi kriminal që u arrestua në Prishtinë, dyshohen për 10 grabitje të armatosura

Pak më parë u raportua për arrestimin e grupit kriminal, të cilët dyshohet se janë përfshirë në së paku dhjetë raste të grabitjeve të armatosura.

Të dyshuarit u kapën në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se katër të dyshuarit janë:

Arton Sekiraqa 34-vjeçar
Flamur Mula 34-vjeçar
Xhevdet Salihu 41-vjeçar
Fitim Munishi 32-vjeçar

Sinjali mëson ekskluzivisht se Sekiraqa, Mula, Salihu dhe Munishi dyshohen për një sërë grabitjesh nën kërcënimin e armëve, kryesisht në pompa derivatesh në rajonin e Prishtinës, por edhe në shitore e vende tjera dhe të njëjtit ia kishin mësyrë që të largohen nga shteti i Kosovës.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin nga organet e hetuesisë.

Ndërkohë Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në pronat e të dyshuarve, ku kanë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale për rastet në të cilat dyshohet se janë përfshirë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dërgohen në mbajtje dhe ata do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.

Lexo edhe:  Të gjitha vendimet që u miratuan sot në mbledhjen e Qeverisë