Ky është gjilanasi i cili vdiq në ngjarjen tragjike në Slloveni

Ambasada e Kosovës në Slloveni jep detaje për vdekjen e një kosovari pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku ka vizituar vendin, ku një ditë më parë një shtetas i Kosovës ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është lënduar, pasi shtëpia ku banonin ishte kapluar nga zjarri.

“Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

I ndjeri është Fehmi Halimi, nga fshati Malisheve, Gjilan.

Lexo edhe:  “Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë” – gazetari shqiptar skandalizon me deklaratën e fundit