Ky është burri që theri me thikë gruan e tij në Fushë Kosovë, përfundon në pranga të Policisë

Mbrëmë u raportua për një tjetër rast ku një burrë në Fushë Kosovë po dyshohet se e ka therur me thikë bashkëshorten e tij, për motive akoma të panjohura.

I dyshuari tashmë është arrestuar, ndërkohë që është zbuluar identiteti i tij.

Siç mëson Sinjali i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Salvatore Fardella, 53-vjeçar, shtetas i Gjermanisë, i cili ka goditur me thikë gruan e tij 42-vjeçare.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Dardania”, në afërsi të një furre, ku pas një konflikti verbal, i dyshuari e sulmoi me mjet të mprehtë viktimën.

Gruaja që u godit nga burri është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve gjendja e saj është stabile.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa Policia tashmë ka nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit

Lexo edhe:  Familja e lindur dhe e rritur në Gjermani vijnë të ndihmojnë familjet drenicase të prekura nga vërshimet