Ky është burri që sulmoi me sëpatë bashkëqytetarin në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, ku për motive akoma të panjohura një person ka tentuar ta vras një bashkëfshatar me sëpatë.

Gjithçka ndodhi brenda pak minutash e që alarmoi dëshmitarët përreth, të cilët denoncuan menjëherë rastin.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti dyshohet të ketë ndodhur në lagjen e familjes Brahimi dhe të përfshirë janë një 72 dhe një 73-vjeçar.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari që e sulmoi me sëpatë 73-vjeçarin është Shaqir Brahimi, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Në anën tjetër, i moshuari që mbeti viktimë është dërguar me urgjencë në QKUK, ku pas marrjes së ndihmës së parë është transferuar në Klinikës Abdominale, për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti, teksa janë sekuestruar nga i dyshuari edhe sëpata e përdorur, si dhe një armë me disa fishekë.

Me t’u përfunduar ekzaminimet në vendin e ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të nisin hetimet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë dhe Armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe:  Nuk ia pranoi 2 euron false, shoferi godet me veturë punëtorin e pompës së benzinës