Ky është burri që dyshohet se vrau në mënyrë makabre gruan e tij në Prishtinë

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një rast tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një familje në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

I dyshuari është dorëzuar në organet e hetuesisë dhe ka pranuar krimin e kryer.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Izet Godeni, 70-vjeçar.

Izet Godeni
Godeni dyshohet se gjithë aktin makabër ndaj bashkëshortes së tij e ka kryer në shtëpinë e familjes, ku dyshohet se ka goditur me sëpatë viktimën 63-vjeçare të cilës i ka shkaktuar plagë fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës ku kanë hasur në trupin e viktimës. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lexo edhe:  16-vjeçari që zgjodhi uniformën e luftës në vend të kostumit të maturantit