Ky është burri nga Mitrovica që ndërroi jetë sot në QKUK

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të vdekjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që është raportuar para disa orësh në Polici. Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë dhe akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për U.Behramin nga Mitrovica për vdekjen e të cilit familja e ka njoftuar Policinë.

Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar, njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme dhe marrjen e informacioneve lidhur me vdekjen e të moshuarit.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, por s’janë dhënë detaje të tjera.

Lexo edhe:  I riu në Prishtinë i del në pritë ish-partneres, e kërcënon me thikë