Ky është biznesmeni shqiptar të cilin e kishte kidnapuar Radoiçiq

Vjedhës veturash, i akuzuar si kidnapues i një biznesmeni nga Shkupi, i pasuruar nga kontrabanda, i lidhur edhe me grupe kriminale shqiptare, përfitues tenderësh në veri, por edhe në autostradën Prishtinë-Tiranë, njeri i besueshëm i Beogradit për ngritjen e barrikadave, pronar i restorantit Grej në Mitrovicë, i një firme në Bullgari dhe i disa firmave në Serbi, i sanksionuar nga SHBA-të.

Këto janë vetë, disa dëshmi të hulumtuara nga revista serbe “NIN” mbi veprimtarinë e Millan Radoiçiqit. Dhe një analizë mbi atë se me cilët politikanë shqiptarë punoi Beogradi për ndarjen e Kosovës.

Radoiçiq u lind më 21 shkurt 1978 në Pejë. Deri më 1999 jetoi në Gjakovë. Sipas informatave të paverifikuara ka qenë pjesëmarrës në konfliktin e Kosovës si shumica e civilëve serbë në Dukagjin, të cilët u pajisën me armë nga magazinat ushtarake.

Një burim i NIN potencoi mundësinë që ai në atë kohë të jetë njoftuar me gjeneralin Bozhidar Deliq, i cili vdiq në Moskë në gusht 2022 në Moskë. Deliq akuzohej për krime të luftës në Kosovë.

Pas shpërnguljes së shumë serbëve më 1999, Radoiçiqi dhe familja e tij u vendosën në Vërnjaçka Banjë të Serbisë. Aty jetoi disa vite. Para se të kthehej në veri të Kosovës, ai iu shmang arrestimit si anëtar i grupit kriminal të Leskovcit. Ky grup merrej me kontrabandë të veturave të vjedhura në relacionin Maqedoni-Serbi-Kosovë.

Fletarresti i parë kundër Radoiçiqit u lëshua më 2003 me zbulimin e rastit të kidnapimit të Sali Mitatit, biznesmen nga Shkupi.

Kidnapimi ndodhi në janar të vitit 2001 pak para shpërthimit të kryengritjes së armatosur të shqiptarëve në Maqedoni. Në atë kohë në Maqedoni, sipas mediave lokale, ishin të pranishëm instruktorët e JSO-së, njësisë për operacione speciale të Serbisë. Një e përjavshme botoi një intervistë me Millorad Ulemekun («Legija»), më vonë i dënuar për organizimin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.

Lexo edhe:  Tragjike: Vdes në aksident me veturë futbollisti shqiptar

Kidnapimet kanë qenë shenjë dalluese e klanit të Zemunit dhe Surçinit si dhe vjedhja e veturave, para se të merrte monopolin në tregtinë me heroinë, me ndihmën e strukturave shtetërore, raporton Koha.