Ky është 62-vjeçari që dyshohet se ndërroi jetë në vendin e tij të punës në Kaçanik

M.Dernjani  i moshës 62-vjeçare nga komuna e Kaçanikut dyshohet se ka ndërruar jetë në vendin e punës në një kompani, e cila ndodhet në magjistrale udhëkryqi i Tetovës- Glloboqicë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, gjatë ditës së sotme.

Sipas këtyre burimeve, ai është dërguar pa shenja jetë në një Ordinancë.

Rasti është nën hetime.

Lexo edhe:  Tentoi t’ua vë flakën policëve në Klinë, ky është i dyshuari që u fut në sherr dhe përfundoi në ndalim