Del videoja e plotë e skandalit seksual të Gjicit, pas aktit bisedoi me vajzën për tender të qenve

Në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht për ish-kryetarin, Safet Gjici pas publikimit të videos ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në Bashkinë e Kukësit ku ka sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë.

Pasi kanë kopjuar materialin, dy oficerët e BKH-së janë larguar nga Bashkia e Kukësit ndërkohë që pamjet e hyrje-daljeve në institucionin vendor, po analizohen tashmë nga grupi i hetimit në SPAK.

Nga ana tjetër, SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë, për sa kohë që rrëfimi i saj është kyç për hetimin. SPAK po heton për shpërdorim detyre, por sekuestrimi i videos së plotë, e cila mendohet të jetë rreth 15 minuta, mund të nxjerrë në dritë detaje që mund të përfshijë dhe persona të tjerë në skandal.

Xhungel’ e gazetarit Artan Hoxha ka publikuar sot një pjesë të bisedës mes ish-kryebashkiakut të Kukesit, Safet Gjici, me vajzën e prezantuar si Alma Tafa, përfaqësuese e një kompanie për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rruges. Kjo bisedë është kryer pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Vajza kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rruges. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbeshtetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

BISEDA MES SAFET GJICIT DHE VAJZËS:

A.K: Do me ndihmosh te bej nje rrethim per qente apo jo?!

Lexo edhe:  Revista serbe: Radoiçiq përfitoi tender në autostradën Prishtinë-Tiranë

Eeee na sajo ndonje pune ketu re, te vi te marre nje shpi me qira ketu. Kam dy shkolla. Shteti do me paguaj, s’do me paguash ti…

Safet Gjici: Per qente?!

A.K.:He?

Safet Gjici: Tani. Do shkosh, do ta therrasim kete qe merret me keto punet e qenve. Do t’ia lesh ato…

A.K.:Letrat, po.

Safet Gjici: Se si i ke, se duhet kalu me vendim keshilli kjo e para.

A.K.: Se kam gjetur gjithe ate toke. 400 mije leke te vjetra shkonte thurja me te perdorura.

Safet Gjici: Po mire se nuk eshte problemi aty, problemi eshte qe, ne si do ta kryejme proçeduren, qe gjithe qente e rruges qe marrim ketu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njeren tjetren…

A.K.: I kam me projekt te tera.

Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta therras une kete edhe shko ti aty te…

A.K.: Eshte ketu te bashkia??

Prokuroria e Posaçme hapi çështje penale kryesisht me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ndaj Safet Gjicit, pas publikimit të videos më 16 qershor 2023. Materiali i bërë publik, paraqet regjistrimin e kryer mbi një ekran tjetër ku në qoshe, data e regjistrimit tregon 6 qershor 2023, ora 16.00 e vazhdim.